Ligji i lojërave të fatit u miratua në Kuvend këtë të enjte me 72 vota pro dhe dy abstenim.
Dy deputetët që abstenuan ishin Fatmir Xhafa dhe Erion Braçe.
Gjatë seancës së 8 shkurtit, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” u hoq nga rendi i ditës në Parlament me kërkesë të Partisë Socialiste.
Ndryshimet që grupet e interesit kanë kërkuar të bëhet në ligjin për Lojërat e Fatit, që synon rikthimin online të basteve sportive, kanë nxitur vazhdimisht debate mes deputetëve.
Sipas projektligjit, ata që do të duan të luajnë baste sportive online, do të duhet të regjistrohen me identitetin e tyre në sistemet e kompanive të basteve, të cilat të do të jenë të detyruar që të dhënat e lojtarëve t’i ruajnë për tre vjet. Ndërsa qarkullimi i parave do të bëhet nëpërmjet sistemit bankar.
Bastet sportive u shpallën të paligjshme më 1 janar 2019, pavarësisht kësaj shqiptarët kurrë nuk ndaluan së vëni loto, apo luajtur në kazino, sepse ky shërbim ofrohej online pa u kontrolluar nga askush.