Një incident i arbitres anësore Guadalupe Porros në minutën e 15 të ndeshjes së LaLiga-s mes Betis dhe Athletic Bilbaos (3-1), ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. 37-vjeçarja ishte në krye të detyrës, kur u përplas aksidentalisht me një prej kamerave në momentin e golit të shënuar nga vendasit dhe duke marrë një plagë të madhe në fytyrë. Menjëherë në fushë zbarkoi ambulanca, teksa Porros u dërgua në spital për një trajtim më të detajuar.
Për fat të mirë, bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë me arbitren që pasi mori ndihmën e bluzave të bardha, doli nga spitali dhe do të vazhdojë e qetë periudhën e rikuperimit për t’iu rikthyer më pas sërish profesionit të saj.