Ukraina ka goditur rafinerinë më të madhe të naftës në jug të Rusisë me dy dronë, këtë të shtunë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Autoritetet ruse kanë deklaruar se kanë arritur të shuajnë në kohë zjarrin në rafinerinë e naftës në Volgodrad.
Ushtria ukrainase ka targetuar edhe më parë objekte në naftës ruse.
Prodhuesi i naftës Lukoil, i cili e ka në pronësi këtë rafineri, ka njoftuar se falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, rafineria i është kthyer punës normalisht.
Sipas Reuters, Forcat e Sigurisë së Ukrainës e goditën objektin parësor të përpunimit, pa të cilin rafineria mund të humbë kapacitete të rëndësishme prodhuese.