“Mundo Deportivo” raporton këtë të mërkurë se Thomas Tuchel, trajneri i Bayern Munich, i është ofruar Barcelonës, e cila në fund të sezonit do të mbetet pa trajner kur Xavi të largohet.
Sipas të njëjtit burim, gjermani e di se Laporta është një “adhurues i shkollës së trajnerëve” në atë vend dhe ka shfrytëzuar rastin për të provuar fatin e tij, në një skenar që do ta linte José Mourinhon… edhe më shumë në vëzhgim.
Kjo pasi, ‘Bild’ zbuloi gjatë fundjavës, se trajneri portugez, i cili u shkarkua nga Roma në janar, mirëpret mundësinë e transferimit te Bayern Munich dhe se tashmë po mëson gjermanisht.
Për më tepër, CV-së së Mourinhos i mungon një pozicion në një ekip gjerman, pasi ai tashmë ka udhëhequr ekipet angleze (Chelsea, Manchester United dhe Tottenham), ekipet italiane (Inter dhe Roma) dhe ekipet spanjolle (Real Madrid).
Kujtojmë se Bayern Munich në xhiron e 21-të të Bundesligës zë vendin e dytë me 50 pikë, pesë më pak se lideri Bayer Leverkusen. Në Champions League, bavarezët do të luajnë këtë të mërkurë (21:00) ndeshjen e parë të fazës së 16-të kundër Lazios.