Marco Van Basten ka kujtuar kohën e tij te Milan dhe dashurinë për ngjyrat “kuqezi” në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet italiane, ku ka folur së bashku me dy ish-lojtarë të tjerë holandezë të “Djallit” Franck Rijkaard dhe Ruud Gullit.
Sipas Van Basten u shpreh se ata ishin me fat që luajtën në një klub aq të madh së Milan-i i asaj periudhe, ndërsa thekson se kombinimi i lojtarëve italianë me ata holandezë ishte shumë i veçantë.
“Ne ishim me fat që gjetëm një klub të madh, një stadium të madh, një president të madh, por mbi të gjitha lojtarë të mëdhenj. Mbrojtës si Maldini, Baresi, Costacurta, Tassotti… Italianët dhe holandezët së bashku krijuan një grup shumë të veçantë dhe të fortë. Arritëm të fitonim shumë në mbarë botën, në Itali dhe në Europë. Mendoj se mund të jemi vetëm të lumtur dhe mirënjohës ndaj lojtarëve të tjerë që gjetëm në atë grup”-deklaroi ish-lojtari i Milan-it.