Verona dhe Juventus janë ndarë në barazimin 2-2.

Verona kaloi e para në avantazh në minutën e 11’ me një supergol nga distanca i cili erdhi nga Folorunsho. Por përsëri në pjesën e parë, ishte Vlahovic i cili barazoi shifrat në minutën e 28’ me penallti.

Në pjesën e dytë, ishte përsër i Verona e cila gjeti golin e epërsisë, ku në minutën e 52’ shënoi Noslin. Festa nuk zgjati shumë, pasi Rabiot barazoi shifrat në minutën e 55’.

Me këtë rezultat, Juventus ndodhet në vendin e dytë të tabelës me 54 pikë, 9 pikë më pak se Interi i vendit të parë që kryeson me 63 pikë.