Një i ri nga Larnaka e Qipros për arsye të panjohura ka hyrë në dy palestra duke shkaktuar terror. Në rastin e parë ka goditur me grusht në fytyrë një grua që po ushtronte dhe pak më vonë i ka vënë flakën një palestre tjetër dhe është zhdukur.
Zjarri është shuar nga ata që ndodheshin në palestër. Policia e ka lokalizuar të riun dhe e ka arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar urdhër për ekzaminim të detyrueshëm psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga shëndeti mendor.