Momente tmerri janë regjistruar në një park të njohur në Indi kur një elefant i rezortit kapi me noçkën e tij një turiste ruse dhe e rrotulloi në ajër para se ta lëshonte përtokë duke e plagosur.
Pamjet u regjistruan nga kamerat e sigurisë në parkun Amer Fort në qytetin Jaipur ku elefanti femër kap gruan me hundën e tij masive duke e vërvitur ashpërsisht dhe më pas duke e lëshuar në tokë duke i thyer këmbën.
Një tjetër person duket se përfshihet nga furia e elefantit dhe përplaset në muret e kopshtit teksa dy persona të tjerë që përpiqeshin të ndihmonin u plagosën.
Megjithëse elefantët rrallëherë reagojnë ndaj njerëzve, grupet e bamirësisë thonë se ata mund të bëhen agresivë dhe të vrasin njerëz kur ndjehen të kërcënuar apo keqtrajtuar.
Mijëra të tillë përdoren për qëllime zbavitjeje turistike në vendet e Azisë.
Në video shihet elefanti i quajtur Gouri që sulmon turisten ruse në sheshin qendror të parkut Amer Fort në Jaipur.
Grupi i mbrojtjes së kafshëve PETA bën thirrje që tashmë Gouri të largohet nga parku turistik prej “traumës së zgjatur të skllavërimit”.
Ata thonë se kjo sjellje është tipike e kafshëve deh nxisin turistët të qëndrojnë larg metodave shfrytëzuese të vendasve.
Elefantët janë kafshë herbivore dhe vetëm në Indi rreth 400 vdesin çdo vit, sipas grupeve të bamirësisë./DailyMail/