Mëngjesin e kësaj të Premteje dyshohet se disa persona të armatosur kanë vjedhur me dhunë në një dyqan celularësh në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.
Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj. Ende nuk dihet sesa ka qenë shuma e grabitur ose produktet që autorët kanë arritur të marrin.
Nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve, por raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat “Shqiponja”. Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.