Ish-futbollisti i Inter, Christian Vieri nuk ka dyshime mbi ekipin më të kompletuar të Serie A. Për ish-sulmuesin, Inter dhe trajneri Simone Inzaghi kanë në dispozicion organikën më të plotë nga rivalët e tjera të kampionatit ndërsa thekson se Lautaro Martinez nuk ka diferencë me Erling Haaland.

“Inter është skuadra më e kompletuar në Serie A, kanë një organikë shumë cilësore ndërsa trajneri Inzaghi ka alternative shumë të mira edhe në stol. E kam parë që aty pushojnë titullarët, por skuadra sërish fiton.

Broja firmos me Fulham, zbulohet numri që do të mbajë në fanellë
Nëse Dimarco është i lodhur, atëherë aktivizohet Carlos Augusto dhe për mua skuadra është sërish shumë e fortë. Vitin e shkuar mbërritën në finalen e Champions League, besoj se mund ta përsërisin edhe këtë sezon këtë rrugëtim si dhe të fitojnë titullin në Itali.

Lautaro Martinez? Është një nga sulmuesit më të kompletuar, unë e vendos në të njëjtën lartësi si Haaland, Kane apo Rashford. Lautaro dhe Kane “komunikojnë” më shumë me shokët e skuadrës ndërsa Haaland është një sulmues më i fokusuar në zonën kundërshtare”, u shpreh Vieri.