Zv.ministër i Jashtëm, Etjen Xhafaj në një komunikim të drejtpërdrejtë për “News Line” në ABC News, foli për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken nesër në Tiranë.
Xhafaj u shpreh se vizita e Blinken nuk ishte një rastësi, ndërsa shtoi se konfirmon kështu aleancën e Shqipërisë ne SHBA-në, ku për rrjedhojë di të forcohet edhe roli ynë.
Më tej ai tha se vizita tregon që Shqipëria është një alet i besueshëm dhe një vend që synon një vend në Bashkimin Evropian.
“Në një moment të tillë politike dhe gjeostrategjike ka një rëndësi të veçantë pasi nuk është rastësore. Konfirmon aleancën strategjike me SHBA-të në një moment të vështirë për komunitetin perëndimor. Do ketë edhe një fokus te ngjarjet e pazgjidhura në rajon. Shqipëria që kur mori kryesimin e OSBE-së, patjetër është një rol në vijimësi dhe i nevojshëm edhe për aleatët strategjik. Shqipëria jo vetëm ka pasur stabilitet por ka pasur edhe një rol në Ballkanin Perëndimor.
Po të shohim vizitat e fundit të sekretarit të shtetit ka qenë disa herë në Lindjen e mesme dhe është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në luftën në Ukrainë. Jam dakord me atë që ambasadorja Kim ka shprehur. Shpeshherë edhe në studiot televizive pyetet se çfarë do japim për atë që do marrim? Nuk është shkëmbim, por një marrëdhënie ku SHBA-të janë aleati ynë më i madh. Kjo tregon që Shqipëria është një alet i besueshëm dhe një vend që synonte zhvillojë rrugën e reformës së drejtësia dhe që të ketë një vend në Bashkimin Evropian.”, u shpreh ai.
Xhafaj po ashtu u ndal te agjenda e Sekretarit amerikan të Shtetit, ku tha se “Është një agjendë tërësisht normale. SHBA ka një rol në reformën në drejtësi, sigurisht dhe PS. Ka plot çështje që duhen diskutuar me kryeministrin. Edhe presidenti luan një rol të rëndësishëm. Ndërhyrjet siç ka qenë sulmi kibernetik”.