Kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përzihet në politikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk i bën mirë as Kosovës e as Lëvizjes Vetëvendosje që drejton Kurti.

“Nuk mund të definohet ndryshe përpos përzierje atë, përderisa një kryeministër qoftë edhe nën pretekstin si kryetar i një subjekti politik në çfarëdo aspekti, mund të edhe të përceptohet si përzierje. Nuk mendoj që i bën mirë Kosovës dhe vetë subjektit që udhëheq, për shumë arsye. Kjo sepse hap dyer që nuk duhen hapur. Ne jemi për të bërë ndryshime për të mirë”- ka thënë Xhaferi.