Një 50-vjeçare është gjetur e pajetë këtë pasdite në Durrës. Shtetësja me inicialet A.D., që vuante nga probleme të shëndetit mendor, u gjet në tarracën e një pallati në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar rreth orës 18:00. Dyshohet se 50-vjeçarja është vetëvarur. Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës bashkëshorti kishte kallëzuar se gruaja ishte larguar nga banesa.