Një aksident është regjistruar në kryeqytet, në “Unazën e Madhe”. Mësohet se disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nuk raportohet për viktima.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.