Kryeministri Edi Rama i ka quajtur broçkulla, akuzat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se PS, po bën ‘Pazar me non gratën’, Sali Berishën.

‘U fol këto ditë për pazare dhe marrëveshje me non gratën, apo për trembje të socialistëve nga SPAK-u, të gjitha janë broçkulla që tregojnë sesa të vështirë e kanë një pjesë e bashkësisë sonë kombëtare, të kuptojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë.

Nëse nuk do donim drejtësi, do i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA, por e bëri PS, ishte në program që kur ishim në opozitë’- tha Rama.