Presidenti i FSHF-së Armand Duka, në një intervistë në “Interview” në Euronews Albania, tregoi se cila ka qenë idiotësia më e madhe që ka bërë. Ai theksoi se së bashku me bashkëshorten kanë qarë kur morën vesh se do të bëheshin prindër të një vajze.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ai thotë se është penduar që ka qarë, pasi vajzat janë mrekulli.

“Është shumë e vështirë që t’i edukosh fëmijët duke i thënë bëjë këtë bëj atë. Ajo gjëja më e mirë se si mund t’i edukosh është se si sillesh vetë. Babai dhe nëna janë gjëja që kopjojnë më shumë që kopjojnë. Dua që fëmijët të jenë njerëz të vlefshëm për shoqërinë. Kam qarë kur ka lindur vajzë, nuk e di pse e kam bërë atë idiotësi por e kam bërë. Nuk e kam bërë vetëm unë, e ka bërë dhe Suela. Por vajza ishte një mrekulli,” tha ai.