Futbolli elitar në Gjermani nisi javën e 25-të. Kjo e shtunë pa Bayern Munich të shënonte tetë herë në portën e Mainz, me Harry Kane që siguroi tripletën e katërt këtë sezon me fanellën e bavarezëve. Tri pikë edhe për Augsburg, e Leipzig. Në ‘Borussia Park’, Gladbach dhe Koln barazuan 3-3 mes spektaklit.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich fitoi 8-1 me Mainz. Vendasit e Tuchel “shkërmoqën” miqtë duke shënuar tre gola që në pjesën e parë me dopietën e Kane dhe Goretzka. Mainz shkurtoi me Amirin, pas asistit të Brajan Grudës, sulmuesit shqiptar që kërkohet nga Kombëtarja. Në pjesën e dytë Muller, Musiala, Goretzka dhe Kane (për tripletë) dërguan shifrat në 8-1.

Bundesliga, java e 25-të:

E shtunë, 9 mars 2024 – 15:30

Augsburg 1-0 Heidenheim

MGladbach 3-3 Koln

Bayern Munich 8-1 Mainz

RB Leipzig 2-0 Darmstadt

18:30 Uerder Bremen – Dortmund

E dielë, 10 mars 2024:

15:30 Bochum – Freiburg

17:30 Frankfurt – Hoffenheim

19:30 Leverkusen – Uolfsburg.