Me tetë gola dhe katër asistime mes La Liga-s, Champions League dhe Copa del Rey, Brahim Diaz arriti të gjejë vendin e tij edhe te Real Madrid, pas “shpërthimit” që pati me Milan-in. Kjo formë e mesfushorit të “Los Blancos” ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Premier League. Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, por edhe Liverpool e Manchester United kanë shfaqur interes të lartë për Brahim Diaz.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle në verë pritet të ketë lëvizje sidomos nga “The Reds” dhe nga “Djajtë e Kuq”, por që largimi i mesfushorit nga Real Madrid duket si një lëvizje e pamundur, por tani ai ka fituar hapësirë ​​të konsiderueshme dhe vetëm një ofertë vërtet “stratosferike” mund të ndikonte për të kundërtën.