Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me çdo ekip që do të luajë 8 ndeshje me kundërshtarë të ndryshëm, të përcaktuar me short.
E për të përcaktuar renditjen finale, UEFA ka dokumentuar edhe rregulloren për rastet kur një apo më shumë skuadra do të kenë grumbulluar të njëjtin numër pikësh.
Kështu kriteri i parë që do të merret parasysh, është golaverazhi, element ky që do t’i bëjë skuadrat që të synojnë jo vetëm fitoren, por edhe të shënojnë sa më shumë.
Më poshtë janë edhe kriteret që do të merren për bazë për të përcaktuar renditjen në rast skuadrash që grumbullojnë numër të njëjtë pikësh:
1. Golaverazhi
2. Numri i golave të shënuar
3. Numri i golave të shënuar në transfertë
4. Numri i fitoreve
5. Numri i fitoreve në transfertë