Shumë tension dhe polemika prodhoi dueli Lazio-Milan (0-1). Kuqezinjtë siguruan tri pikët në “frymën e fundit”, ndërkohë që vendasit e mbyllën sfidën me 8 futbollistë!

Pasi Pellegrini, Marusic dhe Guendouzi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Fyerjet dhe urrejtja u “spostuan” në rrjetet sociale pasi përfundoi ndeshja. Dhe “viktimë” ra Christian Pulisic, sulmuesi i Milanit. Fajtor sipas tifozëve bardhekaltër për dy nga kartonët e kuq të Lazios.

Dhe këta të fundit shpërthyen në rrjetet sociale kundër amerikanit. Duke i “uruar” edhe vdekjen lojtarit të Milanit dhe njerëzve të tij të dashur. Milan Pulse ka bërë një përmbledhje të komenteve të frikshme të tifozëve kryeqytetas ndaj Pulisic dhe familjarëve të tij.

“Duhet të vdesësh o kancer, ti dhe familja jote”, shkruan një tifoz i Lazios. Dikush tjetër ka një tjetër ide: “Nuk të uroj vdekjen, por të vuash ngadalë ditë pas dite”.

Mallkimet vazhdojnë: “Ti copë m**i duhet të vdesësh, bashkë me shokët e tu, madje edhe me trajnerin”. Teksa ka edhe nga ata që shkruajnë: “I bëfsh lekët ilaçe”.