Franco Foda u prezantua si trajner i Kosovës teksa do të debutojë në stolin e Dardanëve në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë më datë 22 mars. Në konferencën e parë për shtyp si trajner i Kosovës, 57-vjeçari gjerman theksoi se ka ndjekur nga afër rreth 50 lojtarë ndërsa shtoi se dera e Dardanëve është e hapur për të gjithë.

“Jam i lumtur që po fillojmë këtë grumbullim. Kemi pasur biseda të mira me disa prej lojtarëve, e disa prej tyre edhe i kemi vizituar kështu që jemi gati për ndeshjen e parë ndaj Armenisë. Kemi parë diku 40 deri në 50 futbollistë gjatë kësaj periudhe dhe këtë herë kemi vendosur të ftojmë këta futbollistë që janë në listë.

Në qershor do të kemi dhe një grumbullim tjetër ku kemi qëllim të shohim nga afër lojtarë të tjerë. Dera është e hapur për të gjithë lojtarët të cilët do ta tregojnë veten me paraqitjet e tyre. Ne kemi një plan të qartë se si do të veprojmë gjatë kësaj periudhe dhe do ta ndjekim atë”, tha Franco Foda në konferencë për media”.