Një argjendari në Rrugën e Dibrës është vjedhur gjatë natës. Kjo vjedhje është zbuluar nga pronarët e argjendarisë rreth orës 07:50, kur shkuan për të nisur punën.
Nga veprimet e para rezulton se autorët kane hyrë nga çatia e objektit duke hapur një vrime dhe me anë të një shkopi kanë tërhequr bizhuteritë që kanë qenë të ekspozuara në manekin. Dyshohet se bizhuteritë e vjedhura kishin vlerën e 1.000.000 lekëve.