Mazniku: Ne sivjet kemi 20-25 programe të financuar nga BE-ja. Në teksa i afrohemi BE-së do të kemi më shumë programe.

Duma: Strukturat e aplikimit dhe shkrimi projekteve në bashki kanë evoluar ndopak?

Mazniku: Kanë evoluar goxha, edhe pse ka një punë të jashtëzakonshme për të bërë. Puna e bashkive të jetë e fokusuar, ku kanë pasur zyra që kanë qenë të fokusuara tek ato projekte. Një element ka të bëjë se si do të rregullohet, për mënyrën e komunikimit me Brukselin dhe se si do të procedojmë sipas Brukselit. Ne do të fillojmë të punojmë sot të gjithë që të kemi struktura, që ta bëjmë këtë cikël në mënyrë periodike. Ne kemi në 57 bashki qendra ose zyra të fokusuara tek projektet e be-së.

Duma: Kush është bashkia që përfiton më shumë financime nga BE?

Mazniku: E para është Berati, sepse kryetari i bashkisë ka pasur një fokus të veçantë. Më pas vjen Tirana. Në numër volumi financiar Berati, Tirana, Përmeti, Gjirokastra, etj. Kjo është në bazë të totalit të fondeve aktive për vitin 2023.

Në numër projektesh e para është Berati më pas është Gjirokastra. Më pas vjen Shkodra, Elbasani. Fokusimi i bashkisë dhe punon në atë objektiv. Përmeti është një bashki e vogël dhe ka një numër të suksesshëm. Ka qenë një fokus i Përmetit që ka pasur një zyrë të mirë që e ka menaxhuar. 40 milion euro ka qenë fondi i 2023. Ne sot kemi të drejtën të aksesojmë 2 ose 3 programe të BE-së.