Dy persona procedohen penalisht në Devoll.
Prokuroria filloi procedimet për 38-vjeçarin me iniciale D.B dhe 37-vjeçarin me iniciale M.B. Këta persona dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 38 vjeç dhe M. B., 37 vjeçe, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tyre, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.