Largimi i Maurizio Sarrit nga Lazio tashmë është bërë zyrtar edhe nga vetë klubi bardhekaltër. Dorëheqja e trajnerit është pranuar nga presidenti Lotito, i cili, për momentin ka bërë një zgjidhje të përkohshme, duke ia besuar drejtimin e skuadrës ndihmësit historik Giovanni Martusciello (ka punuar në këtë rol edhe tek Empoli, Interi e Juventusi).

Ky është njoftimi i shkurtër për shtypin i Lazios:

“S.S. Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë. Kompania falënderon trajnerin për objektivat e arritura dhe për punën e bërë, duke i uruar fat në aspektin njerëzor dhe profesional. Në Në të njëjtën kohë, klubi njofton se ka vendosur t’ia besojë drejtimin teknik Giovanni Martusciellos”.

Sigurisht që kjo zgjidhje është e përkohshme, pasi Lotito duhet të gjejë një emër të përshtatshëm për një projekt afatgjatë. Me shumë mundësi, Martusciello do ta mbajë këtë rol deri në fund të sezonit.