Pasi Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miratoi një projekt-ligj që detyron kompaninë TikTok të ndërpresë lidhjet me pronarin e saj në Pekin, ose ndryshe ndalohet në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Shou Zi Chew.
Ai u ka bërë thirrje përdoruesve amerikanë të mobilizohen për të mbrojtur platformën popullore të videove në pronësi të ByteDance kineze në emër të të drejtave kushtetuese.
“Ne besojmë se mund ta kapërcejmë këtë situatë së bashku. Mbroni të drejtat tuaja kushtetuese. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet,” tha Chew në një video-mesazh të postuar në X, platforma e Elon Musk.