I gatshëm për të pritur homologën e tij italiane ishte kryeministri i Libanit, Najib Mikati. Megjithatë, nxitimi dhe ndoshta edhe për shkak të errësirës ai ngatërroi Melonin me asistenten e saj. Kryeministri libanez e priti në aeroport Melonin nga Roma, por e para që zbriti ishte Patrizia Scurti, besnike e kryeminstres italiane dhe bashkëpunëtorja e saj.

Gjithashtu bionde dhe e veshur me kostum, ajo u ngatërrua me Giorgia Melonin dhe u mirëprit nga Mikati me ceremoni zyrtare. Stafi i tij e lajmëroi menjëherë për gafën, duke i shpjeguar se Giorgia Meloni, ende ndodhej brenda në avion.

Meloni ishte në një vizitë dy-ditore në Liban, në të cilën ajo bëri edhe një udhëtim në jug të vendit me qëllim për të vizituar trupat paqeruajtëse italiane që ndodhen atje.