DURRËS – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit mesditën e kësaj të marte, ku një vajzë të re e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës. Fatmirësisht vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë. Vajza nuk ka asnjë lëndim.
Ajo është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa në vijim priten më shumë detaje rreth ngjarjes dhe identitetit të personit të arrestuar.