Kylian Mbappe është një nga futbollistët më të shpejtë në planet.25-vjeçari shënoi dy gola në suksesin 1-2 të PSG-së përballë Real Sociedad në San Sebastian. Me skuadrën e Luis Enriques që u kualifikua në çerekfinalet e Champions League.

Goli i dytë i Mbappe ishte fantastik, me sulmuesin që finalizoi pas një sprinti të madh. Tifozët nisën ta tepronin disi duke e krahasuar me Usain Bolt. BBC raportoi se sulmuesi i PSG-së te goli i dytë ndaj ekipit bask vrapoi me me një shpejtësi të tillë që do ta bënte atë t’i realizonte 100 metrat për 10 sekonda e 9 të dhjetat.

1.3 sekonda larg rekordit botëror të vendosur nga Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Atletikës, në Berlin2009 (9″58). Vetë xhamajkani, rekordmen në garat 100 metra, 200 metra, stafetën 4×100 metra dhe 8 herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike, ka thumbuar francezin pas këtij krahasimi.

Fjalë që sigurisht nuk do të priten aspak mirë nga Mbappe. Me Bolt që e krahason shpejtësin e sulmuesit të ardhshëm të Realit të Madridit me atë të një gruaje.

Qesha kur pashë atë krahasim. Edhe vajzat janë më të shpejta sesa Mbappe”. Krahasimi Mbappe-Bolt ka shtangur edhe Michael Johnson. “Jam shumë i hutuar”, shkruan legjenda e Atletikës në lidhje me “gjetjen” e BBC.