Egnatia është skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pas fitores minimale në ndeshjen e parë, rrogozhinasit triumfuan edhe në sfidën e kthimit ndaj Laçit, me rezultatin 3-1.

Dopieta e Montenegro dhe goli i Aleksit me penallti, e bënë të pavlefshëm golin e shënuar nga Myrta për Laçin. Këta të fundit humbën gjithashtu edhe një penallti.
Skuadra e Tetovës u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4-1, ndërsa trajneri Armando Cungu debutoi me humbje në stolin e Laçit.