Ka nisur ekuinoksi i pranverës (më 19 mars) por ndikimi i tij do të vijojë të ndihet për këtë vit dhe mund të themi se lulet kanë nisur të çelin dhe fillime të reja po vijnë për ty. Ndërkohë, më 21 mars fillon edhe sezoni i Dashit, shenjës së parë astrologjike, ndaj një cikël i ri, më i bukur do të të shfaqet para syve.

Gjëra të mëdha do të ndodhin në shenjën tënde, edhe nëse ndjen se nuk je gati për ndryshime të mëdha dhe radikale. Ti e di, durimi është çelësi, ndaj nëse po pret një mundësi për të fituar më shumë para ose për të hapur horizontin, gjatë këtij muaji do të vijë.

Demi

Ti ke qejf të mos jesh në qendër të vëmendjes, por ca gjëra nuk i shmang dot. Këtë sezon, rilidhu me natyrën, me ajrin e pastër dhe gjelbërimin dhe përfito nga begatia që do të sjellë pranvera.

Binjakët

Është momenti të dalësh nga flluska. Lidhu me miqtë, fol me ta, bëj plane konkrete për ndonjë udhëtim, pasi shumë shpejt do të të vijë një mundësi e artë. Bëje këtë pranverë të paharrueshme, të mbushur me të qeshura, thashetheme dhe histori emocionuese që ia vlen të tregohen.

Gaforrja

Disa mundësi premtuese po vijnë drejt teje, por bëj kujdes! Mos i thuaj “po” projekteve të reja, nëse nuk ke kohën dhe burimet e mjaftueshme për të bërë më të mirën. Ekuilibroji gjërat me të cilat do të hasesh këto kohë dhe rikujto që një person i vetëm nuk i bën dot të gjitha.

Luani

Ekuinoksi pranveror është një periudhë fantastike për të bërë një udhëtim me miqtë, ose për të ndjekur një pasion të ri. Mos e limito veten dhe mos mendo shumë mbi situatat që s’i kontrollon dot. Jeta është plot me mundësi, të cilat ushqejnë shpirtin tënd aventurier.

Virgjëresha

Ti ke aftësinë që të arrish gjithçka që mendon. Edhe pse ndonjëherë është e vështirë për ty dhe harron se sa i/e vlefshëm/me je për veten dhe shoqërinë, sërish, arrin të rikthehesh në identitetin dhe vlerat e tua. Këto do të të ndihmojnë që të kapërcesh malet dhe të bësh më të mirën.

Peshorja

Do të punosh me marrëdhëniet në jetën tënde pa probleme dhe keqkuptime. Kjo do të thotë se do ta kesh më të thjeshtë se kurrë që të heqësh nga jeta persona që s’të vlejnë më dhe nuk të shërbejnë në të ardhmen tënde.

Akrepi

Nëse po mendon të rifreskosh rutinën tënde të përditshme, konsidero një ecje në natyrë, një pushim të shkurtër dhe të karikosh energjitë e tua. Lidhu me pranverën, që të ndihesh në harmoni me universin dhe veten.

Shigjetari

Nëse ke qejf dikë, bëj një gjest romantik që t’i tregosh ndjesitë e tua, në një takim. Mos hezito ta vlerësosh personin tjetër dhe kjo mund të të çojë në një lidhje të lumtur. Mundësitë se si mund ta çmosh personin që ke në krah janë të pafundme, ndaj mos e limito imagjinatën.

Bricjapi

Pranvera është sezoni kur ti rigjallërohesh dhe jeton jetën tënde në maksimum. Nuk do të shqetësohesh se ç’thonë dhe ç’mendojnë të tjerët për ty, thjesht ti përqendrohesh te gjërat që të pëlqejnë. Ke punuar shumë këto kohë, ndaj është momenti për një pushim.

Ujori

Është momenti perfekt që të ndihesh më i/e apasionuar për vlerat e tua dhe gjërat që ke qejf. Si një person që je ndër shenjat më inovatore të horoskopit, ti frymëzohesh dhe motivon komunitetin ku bën pjesë, ndaj ky është momenti yt! Ngrihu dhe shkëlqe!

Peshqit

Zëri yt do të dëgjohet dhe do të kumbojë më shumë se zakonisht. Përfito nga kjo, shprehe veten me vetëbesim. Ti ke fuqinë që të ndërmarrësh përsipër sfida që të dalin përpara. Beso në vlerat e tua dhe sigurohu që të dëgjohesh.