Sot në orën 10:30 nis mbledhja e radhës në këshillin e Bashkise së Himarës ku përveç disa pikave që janë në rend te ditës sot do diskutohet dhe caktimi i një nga dy nënkryetarët që do të drejtojnë bashkinë e Himarës deri në zgjedhje të reja.
Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria të cilët do të zgjidhen nga këshilli i bashkisë së Himarës.Këshilli i bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.
Fillimisht në mbledhje do të diskutohet për rendin e ditës dhe më pas do të caktohet një nga 2 nënkryetarët.
Ende pa nisur mbledhja, banorët e pranishëm për të ndjekur mbledhjen e këshillit, janë përplasur me policinë pasi kërkuan që drejtuesi politik i PS, Blendi Klosi të dilte nga salla e mbledhjes.
Këshilli pritet të mandatojë sot kryetarin e përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Himarë pas arrestimit të kryebashkiakut Jorgo Goro nën akuzën e tjetërsimit të pronave.