Presidenti turk Erdogan tha të premten se Ankaraja do vijojë përpjekjet e saj për njohjen ndërkombëtare e pjesës veriore të Qipros, të cilën Turqia e ka pushtuar në vitin 1974. “Turqia do vijojë përpjekjet për të njohur sovranitetin e barabartë dhe statusin e barabartë ndërkombëtar të vëllezërve turko-qipriotë”, tha Erdogan, duke folur në Forumin Diplomatik Ndërkombëtar në Antalia.
“Është një e drejtë që turqit qipriotë e kanë siguruar”, këmbënguli presidenti turk. Erdogan gjithashtu vuri në dukje se “ngjarjet dhe përvojat e fundit na kanë mësuar se diplomacia është mjeti më i madh që kemi për zgjidhjen paqësore të krizave”.