Vesa Smolica, që u eliminua mbrëmjen e kaluar nga “Big Brother VIP 3” foli për eksperiencën e saj, në një intervistë për “Fan Club”.
Duke komentuar lojën e Heidit, e cila e nxori në nominim pasi u shpall lidere, këngëtarja u shpreh se “modelja ka zgjedhur lojën para ndjenjave”.
“Po bën një lojë. Mund të ketë një flirt, por jo diçka më thellë, më shumë ndjek lojën. Ka zgjedhur karrierën para ndjenjave. Fillimisht, nuk e kam menduar këtë”.
Sipas Vesës, Heidi nuk e donte në shtëpi, pasi kishte qëllim të dobësonte Romeon, por edhe të fuqizohej vetë.
“Përveçse donte të dobësonte Romeon, ka dashur të mos qëndrojë një tjetër vajzë pozitive. Do të jetë vetëm ajo pozitivja. Ajo është një poker face. Por, po u martuan, do t’i këndoj në dasmë, madje pa lekë”.
Ish-banorja mendon se shoqëria me Heidin e ka dëmtuar, ndërsa për Romeon ka bërë më shumë seç duhej.
“Unë kam bërë shumë veprime të mira ndaj Romeos. Ndoshta, ndonjëherë, kam shkelur mbi veten. I kam qëndruar afër edhe kur nuk pajtohesha me mendimet e tij. Nuk kam bërë lojë fare. Më kanë ardhur situatat dhe në atë moment kam reaguar. Besoj se shoqëria vlerësohet. Nuk më ka dëmtuar shoqëria me Romeon, më ka dëmtuar që kam hyrë si shoqe e Heidit. Se ajo nuk do shoqëri, do të rrijë në një cep dhe të bëjë viktimën”.