Me përfundimin e katër sfidave të kësaj jave, të UEFA Champions League, tashmë radhën e ka kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube, UEFA Europa League, kompeticion, i cili ka rezervuar plot 7 sfida mbrëmjen e kësja të enjteje, ku padyshim më spektakolare pritet të jetë ajo e “Stadio Olimpico”, mes “Verdhekuqve” të Roma e “Pulëbardhave” të Brighton.
Tekniku i këtyre të fundit, Roberto De Zerbi është gati për “rikthimin” e tij në tokën italiane, teksa përballë do të ketë një personazh, jo të panjohur, i cili duhet thënë se po shkëlqen në pankinën e kryeqytatsve italianë, Daniele De Rossi, duke rezervuar kështu një sfidë spektakolare e goxha të luftuar nga të dyja skuadrat.
Përballje të lehta, të paktën të letër, duket se do të kenë “gjigantët” e futbollit evropian, Milan, Bayer Leverkusen e Liverpool, me “Kuqezinjtë, që do të presin në “mitikun” e “San Siro”, çekët e Slavia Praha, “Aspirinat” e Xabi Alonso ndeshen në transfertë, me azerët e Qarabag, ndërsa të “Të Kuqtë” e Liverpool, në prag të sfidës ndaj Manchester City ndeshen me një kundërshtar jo pak të lehtë në “shtëpi”, Sparta Praha.
Përballjet e tjera pritet të jenë gjithashtu spektakolare, teksa në orën 21:00, “Shqiponjat” portugeze të Benfica presin në “Estadio da Luz”, “gjigantët” skocezë të Rangers, gjermanët e Freiburg përballen sërish me rivalin e grupeve, Ëest Ham, kësaj radhe në një sfidë me eleminim direkt, ndërsa “Të Kaltërit” e Marseille ndeshen me “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal.