Mbahet sot seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se seanca do të nisë në orën 9:00.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.