Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së “grupit të dialogut” me përfaqësues të Rithemelimin foli për ligjin e Reformës Zgjedhore dhe Amnistisë Penale.

Ai e cilësoi projektligjin për Amnistinë si të tejkaluar duke theksuar se po diskutohet mes kryetarëve të grupeve parlamentare.

“Këtë vendimmarrje patëm sot, për të filluar modalitetin e punës për çuarjen përpara të procesit të mbetur të ligjit zgjedhor. Amnistia është gjë e tejkaluar tashmë, është në seancë, por nuk e diskutuam sot. Por besoj se edhe Amnistia do kalojë me konsensus”- tha Gjiknuri.

Pyetje: Si u arrit marrëveshja për amnistinë?
Gjiknuri: Janë kryetarët e grupeve parlamentare që po diskutojnë mbi diçka të tillë.
Pyetje: Kodi Zgjedhor, do merren parasysh konsultimet >?
Gjiknuri: Konsultimet nuk janë vrarë, mendimi nuk vritet opinioni konsiderohet. Nëse do gjendet dakordësi me faktorët politikë, në këtë grup pune janë të përfshirë edhe deputetë të tjerë që duan të marrin pjesë për të thënë mendimin e tyre.