Avokatët kërkuan të njihen me ecurinë e punimeve

Gjykata e Posaçme shtyu për në 12 Mars ora 15:00 seancën për zëvendësim mase për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Seanca u shty pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me ecurinë e hetimeve, teksa kanë dorëzuar një tjetër kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, për të cilën do të duhet të shprehet një gjyqtare tjetër.

Berisha dhe Malltezi kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.

Të dy akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.