Gjykata e Tiranës cakton nga 6 muaj urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë
Ata duhet të qëndrojnë në 5 metra distancë me njëri-tjetrin. Pasi pa aktet e ekspertizës, gjykata vendosi të lërë në fuqi urdhrin e mbrojtjes për secilin.
Sipas vendimit, Princi Leka mund t’i afrohet rezidencës mbretërore vetëm kur të takojë të bijën në praninë e dados dhe në këtë moment Elia Zaharia nuk duhet të jetë e pranishme në godinë.
Pasi u depozituan aktet e ekspertizës, gjykata u bind se të dy kishin shenja dhune.
Gjykata e la në rezidencë Elian duke patur parasysh interesin më të lartë të fëmijës bëjnë me dije burimet e gazetares Hoxha.