Kjo javë do të jetë më buxhet të kufizuar dhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë nisur debatet. Liam ka kërkuar i nervozuar pjesën e tij të buxhetit teksa ndodhej në banorët në shtëpi dhe ka degraduar në fjalor. Reagimi i tij erdhi një ditë pasi Julia hodhi të gjitha cigaret në vaskë.
Pjesë nga biseda:
Liam: O do t’ju lakuriq të gjithëve ju në këtë shtëpi o s’ka. Në kontratë unë s’kam asnjë,… derisa të më jepni ato lekët e buxhetit m’i ktheni mbrapsht të gjitha ato që kam minus…
Romeo: Edhe këtu të drejtë ke
Liam: Se t’i besosh shoqërisë nuk qenka gjë e mirë. Më mirë të kontrollosh sesa të besosh.
Julia: Ke ardhur me shoqëri me vete ti këtu?
Liam: Më keni mikëpritur, kam ardhur. Pse ja u dhashë. O vëlla i kisha blerë djathë e mish, cfarë nuk kisha blerë për veten time, shkova i bleva cigare për ju.