“Kjo është një javë shumë e rëndësishme, është java e ekuinoksit pranveror. Kjo na bën që ne të ndihemi fuqishëm, se kalojmë nga dimri në pranverë dhe ndryshon patjetër atmosferë. Në datën 22 kemi një takim të Afërditës e Saturnit në Peshk dhe shumë shenja që i përkasin Virgjëreshës, Binjakëve, Shigjetarëve dhe Peshqve, të lindur në 10-ditëshin e dytë, do kenë vështirësi në komunikim, në takime erotike, në bashkëjetesa të ndryshme dhe në çështje ekonomike. Sa të futet Dielli direkt në datën 20 në Dash, do bëjë një lidhje të bukur me Plutonin në Ujor dhe këtu kemi apokalipse të mira, jo të këqija, zbulime të rëndësishme, por veprimtaria do të jetë e nëndheshme. Pra, ne nuk do veprojmë hapur, por do jetë një veprimtari shumë e nëndheshme”, tha astrologia në hyrje të programit.

Dashi (3 yje)

Është në një javë shumë e rëndësishme, sepse Dielli futet në shenjën e tyre në datën 20. Me shenjën e Dashit vjen pranvera dhe Dielli do bëjë një lidhje të bukur me Plutonin në Ujor. Pikërisht për këtë apokalips, për këtë ndryshim të madh në jetën e tyre dhe për këtë zhvillim të nëndheshëm, që nuk është i natyrës së tyre, do marrin tre yje. Kujdes me prapaskenat në dashuri ose takimet erotike.

Demi (2 yje)

Do kenë probleme në shoqëri, në qëllime dhe në takime që nuk do finalizohen. Demi do kërkojë një takim serioz, por do shkojnë me shumë vështirësi te ky takim serioz. Do presin tërë javën për të marrë një përgjigje, për të takuar dikë me rëndësi ose për t’iu realizuar një dëshirë dhe Demët nuk do ta realizojnë dot këtë gjë, ose do ta bëjnë me shumë vështirësi.

Binjakët (4 yje)

Lidhja e Diellit me Plutonin në Ujor është shumë e mirë për kontaktet me jashtë, për një punë shumë të rëndësishme, por të fshehtë që do bëjnë, dhe që do arrijnë atje ku duan. Në një takim rreth datës 22 në lidhje me karrierën, do kenë një pengesë shumë të vështirë. Kjo pengesë do t’i detyrojë shumë Binjakë të lindur në 10-ditëshin e dytë të stopojnë, të stresohen ose të bëhen pesimist.

Gaforrja (3 yje)

Kanë një javë spektakolare në lidhje me karrierën. Shumë Gaforre do ngrihen në mënyrë të papritur në karrierë, do marrin një pozicion ose një stimulim shumë të madh. Në lidhje me kontaktet me jashtë dhe me një çështje ligjore, disa Gaforre do të kenë problematika, sidomos ato të lindur në 10-ditëshin e dytë, të cilat, mesa duket, do t’i përjetojnë pak vështirë.

Luani (4 yje)

Kanë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm. Do të bëhen pjesë e një plani shumë të rëndësishëm, pjesë e një diçkaje të madhe dhe të fshehtë, por që mund të quhet një organizatë, një bashkëpunim ose një organizatë bamirëse, një organizatë sociale.

Virgjëresha (2 yje)

Afërdita do takohet me Saturnin përballë shenjës së tyre në datën 22 dhe kjo sjell vështirësi në bashkëpunime, me partnerët në çift ose në çështje ekonomike vihet një presion. Kështu që shumë Virgjëreshë duhet të kenë kujdes! Nuk duhet të ndërmarrin vendime të rëndësishme, nuk duhet të prekin tema të rëndësishme ose duhet të jenë shumë të sigurt për ndjenjat e tyre para se të marrin një vendim të madh në jetën e tyre personale.

Peshorja (3 yje)

Janë përballë shenjës së Dashit, janë shenja që do ta shijojnë pranverën. Edhe këta do të kenë lajme shumë të mira ligjore ose një projekt të fshehtë, i cili do vijë si në heshtje, por do të favorizojë Peshoren në një studim, në një komunikim me jashtë, në një plan sekret të tyren ose në një qëllim të madh.

Akrepi (5 yje)

Është java e Akrepave. 5 yje sepse në fushën erotike keni shumë avantazhe. Dje u takua Dielli me Neptunin në Peshk dhe shumë Akrep përjetuan ndjenja të mëdha. Akrepat do kenë fat në dashuri dhe do japin një vendim të rëndësishëm rreth datës 22. Me punën do të kenë lajme të mira1

Shigjetari (3 yje)

Do jenë shenja më erotike e pranverës. Dielli në Dash, në lidhje të bukur me Plutonin në Ujor, do t’ju japë shumë avantazhe, shumë shijime dhe shumë ndjenja të thella e pasione që shumë Shigjetar s’i kishin përjetuar ndonjëherë, por do t’ju sjellë probleme familjare.

Bricjapi (3 yje)

Është një shenjë që deri diku favorizohen nga planetët, sidomos në çështjet familjare, aty do çlirohet një energji e mirë. Por në lidhje me vëllezërit, motrat, farefisin dhe shoqërinë do të kenë një ngërç të rëndësishëm ose një pakapërcim edhe të ndonjë ndjenje të tyren. Pra pësojnë një psikopati të vogël në lidhje me ndjenjat.

Ujori (4 yje)

Marrin pjesë në lidhjen Pluton dhe Diell në Dash. Një ndryshim i madh në jetën e tyre, një kthesë e rëndësishme, e cila në pamjen e parë është e padukshme, por punon gjithmonë poshtë dhe do hapet e do ndriçojë një perspektivë të mirë në lidhje me projektet e tyre.

Peshqit (5 yje)

Dje Neptuni dhe Dielli në shenjën e tyre u takuan, një takim shumë romantik, shumë i këndshëm. Shumë Peshq mund të kenë përjetuar ndjesi të mëdha, por rreth datës 22 disa gjëra fillojnë dhe shtrëngohen ose ai litari që është liruar fillon dhe tërhiqet, kështu që do kenë kujdes për vendimet ose takimet që do bëjnë.