Aktorja Egla Ceno dhe gazetarja Ilnisa Agolli kanë paturn një përplasje në “Big Brother VIP 3” gjatë orëve të para të mëngjesit.

Situata u krijua pasi Egla tha se bisedat dhe të qeshurat e Ilnisës me të tjerët e kishin zgjuar nga gjumi.

Më pas situata degradoi kur gazetarja tentoi t’i afrohej dhe Egla shpërtheu në ofendime.

Pjesë nga debati:
Egla: Zhapike, mbylle sqepin o papagalle! Idiote femër, kënaqesh duke folur mbrapa krahëve ti.
Ilnisa: Mbrapa krahëve?
Egla: Kakaris vetëm me anën seksuale e kupton sa e papjekur je ti. Merresh dhe me këtë kokdaullen këtu ( I drejtohet Julit).
Egla-Ilnisës: Ik mi pirdhu ti
Juli: Obobo çfarë lloj dialogu
Egla: Ju jeni të mbaruar, sepse nuk jeni pjek o zemra, nuk jeni pjekur
Juli: Jemi pjekur dhe djegur
Egla: Djegur po, jam dakord
Ilnisa: Egla do na lër të flemë tani?
Egla: Tani kërce napolonin sepse nuk ka më gjumë fare. Shih shtetin pastaj seksin
Ilnisa: Që ti ke probleme serioze me trurin…
Egla: Me trurin ke ti që tallesh me mua mbrapa krahëve, për gjëra që as 12 vjeçaret nuk tallen. S’të ka ikur akoma dalldia e hormoneve. Ti je për gjynah, për të qarë
Ilnisa: Do një shami
Juli: Ju lutem vajza se do të flemë tani
Egla: S’di ku të ha dhe ku të djeg. S’ke turp, nënë e një vajze të rritur, flet mbrapa krahëve për seksin e grave të tjera.
O krevat dopio e Big-ut shkoj bëj ndonjë ohh aty dhe mbylle sqepin.
Egla: Se po çmendesh ndoshta, del nëpër komshinj me fol për seks! Dashuria të zbukuron, nuk të bën gore.