Pasi publikoi emrat për dy miqësoret e marsit kundër Kilit dhe Suedisë, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho duket se la jashtë Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun.

E sulmuesi nga Gjilani publikoi një video të stërvitjes me Rubin Kazan në Rusi, Daku shkruan “Jeta vazhdon”. Më tej 26 vjeçari, autor i 1 goli në 5 ndeshje me kombëtaren reagoi sërish, pas komenteve të mbështetësve, duke saktësuar se postimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me mungesën e ftesës nga ana e trajnerit brazilian të Shqipërisë.

“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”– shkruan sulmuesi. Dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë që do luhen në 22 mars (20:45) dhe 25 mars (19:00).