E kemi thënë prej kohësh, Adrion Pajaziti është ylli i ri i Shqipërisë.
Ky talent i madh po stërvitet me Fulhamin U-21. Në ndeshjen e fundit, kjo skuadër ka arritur që të fitojë me shifrat 7-1 kundër Reading U-21. Në atë takim, Pajaziti ka arritur që të shënojë 3 gola dhe njëkohësisht të jap një assist.

Në momentin e asistit, Adrioni tregoi saktësisht orientimin që ka me lojën dhe fantazinë që ka në fushë. Lojtari i momentit te Fulham nuk është Armando Broja, por Adrion Pajaziti.