Kryebashkiaku i dorëhequr i Himarës, Jorgo Goro ka përfunduar në spitalin e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur në ambientet e paraburgimit. Prej 5 ditësh Goro ndodhet i arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Goro u la në burg një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, pas arrestimit më 23 mars.
Mbi të rëndon vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.