Juli dhe Jetmiri janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Juli i është drejtuar Jetmirit duke i thënë se ka vendosur të mos e bëjë lojën përballë.

Juli: Nuk e kuptoj kur nuk më konsideron, vjen e më godet. Ky zotëria ka vendosur të mos e bëjë lojën përballë. Nëse është një gjeneral i mirë i historisë, le ta bëjë lojën me vajzat.

Unë i kam thënë kur të dojë të bëjë një debat tamam, unë këtu jam, nuk kam as frikë, i kam arguementat gati. Nuk kam asnjë kështu ‘e konsideroj, nuk e konsideroj’.

Unë i pres njerëzit përballë, nuk i gjej kur fshihen. Unë kam 20 vjet karrierë dhe kur të dal nga këtu, e di që do bëj prokopi. Dhe ti ke qeshur e më ke duartrokitur. Kështu që mos fol pas krahëve sepse je një injorant. (Top Channel)