Jo vetëm në Serinë A me fanellën e Frosinone-s: Matias Soule ka mahnitur edhe me fanellën e Argjentinës Under 23 dhe Juventus ka filluar të mendojë për merkaton e verës.

Autor i një goli të mrekullueshëm fluturimthi me thembër në ndeshjen mes Argjentins U23 dhe Meksikës Under 23, Soule “rrezikon” t6ë bëhet një nga emrat më të kërkouar në merkaton e verës.

Në kampionat ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste, por jo vetëm: ka dribluar 83 herë kundërshtarin, më shumë se Leao, Kvaratskhelia, Lauriente dhe Zaçagni.

Juventus po shijon rritjen e tij në distancë dhe e vlerëson kartonin e tij mes 25 dhe 30 milionë euro dhe një shitje e tij mund ta ndihmojë të sigurojë Koopmeiners, që Atalanta e vlerëson 60 milionë, por jo vetëm.

Juventus, në fakt, po vlerëson edhe mundësinë që të përfshijë kartonin e Matias Soule, 20 vjeç, në një super operacion me Bayern Munich. Bardhezinjtë janë prej kohësh në gjurmët e Leroy Sane dhe Leon Goretzka.

Nga ana tjetër, Matias Soule ka shumë klube që e duan në të gjithë Europën, kryesisht në Spanjë, dhe edhe Bayern Munich mund ta marrë në konsideratë. Një shëkmbim i mundshëm i dyfishtë me përfshirjen edhe të kartonit të Manuel Locatelli-t në operacion.

Gjithsesi, fati i Matias Soule nuk është akoma i shënuar. Nuk është për t’u përjashtuar, në fakt, që të kthehet tek Juventus për të qëndruar, të paktën edhe për një sezon pas huazimit te Frosinone.

Natyrisht ka nevojë të luajë me vazhdimësi për të vazhduar rritjen e tij, një rrugë që mund ta bëjë një nga lojtarët më të mirë në botën e futbollit.