Ujori, Virgjëresha, Binjakët, Akrepi dhe Peshorja konsiderohen ndër shenjat më inteligjente astrologjike. Të jesh i zgjuar mund të nënkuptojë shumë gjëra për njerëz dhe shenja të ndryshme të zodiakut, raporton Yahoo News. Ju mund të jeni të zgjuar në mënyrën tuaj dhe të gjeni rrugën tuaj nëpër jetë për të arritur fatin tuaj, çfarëdo qoftë ai për ju. Por, ekzistojnë disa tipare që mund të dallojnë shenjat e zodiakut nga njëra tek tjetra, por çfarë i bëjnë këto shenja zodiaku të dallohen nga të tjerat.
Ujorët (20 janar – 18 shkurt)
Kjo shenjë zodiaku renditet lart në frontin e inteligjencës, pasi sundohet nga planeti i revolucionit, Urani. Njerëzit e lindur nën këtë zodiak, janë individë të cilët mendojnë jashtë asaj që obvservojnë. Ata mund të mahnitin shenjat e tjera të zodiakut me idetë e tyre futuriste dhe mendimet e thella. Ata janë të modalitetit fiks dhe janë të sigurt për atë që duan në jetë. Ujorët besojnë në rrjedhën përpara dhe të mos shohin prapa në jetë. Ata pëlqejnë të shoqërohen në mënyrë selektive me njerëz që mund të përputhen me inteligjencën e tyre.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Virgjëresha gjithashtu konsiderohet si ndër shenjat më inteligjente, një shenjë që sundohet nga Merkuri. Kjo shenjë në astrologji njihet s inga perfeksionistjaa nga të gjitha. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë të orientuar drejt detajeve dhe kanë shumë këmbëngulje për të përmbushur qëllimet e tyre të vendosura. Ata pëlqejnë të mbajnë një temperament shkencor dhe nuk ndikohen lehtësisht nga mendimet e të tjerëve. Virgjëreshave u pëlqen të shikojnë në të gjitha këndvështrimet përpara se të marrin një vendim të informuar. Meqenëse priren të mos e pëlqejnë impulsivitetin e çdo lloji, ata konsiderohen gjithashtu zodiakë të menduar dhe të pjekur.
Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Të mbushur me ide, njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë të “gjallë” dhe të guximshëm. Ata kanë aftësi shumë të zhvilluara dhe janë komunikues të shkëlqyeshëm. Ndryshe nga Virgjëreshat, Binjakëve u pëlqen të shprehin mendimet e tyre në mënyrë të qartë dhe ndonjëherë luftojnë për të përmbushur të gjitha qëllimet e tyre. Entuziazmi dhe aftësia e tyre për t’u përshtatur në situata të ndryshme i bëjnë ato shenja të zgjuara.
Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Akrepi është më intuitive nga të gjitha shenjat e zodiakut dhe njerëzit e lindur me këtë shenjë kanë një shqis të gjashtë të fuqishme. Thuhet se ata mund të kontrollojnë shenjat e tjera dhe të dinë lehtësisht qëllimet e tyre të vërteta. Akrepi zotëron cilësi të mira drejtuese pasi i përkasin modalitetit fiks dhe konsiderohen inteligjentë emocionalisht dhe konvencionalisht. Kjo i bën ata një nga shenjat më të zgjuara të zodiakut.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Peshoret fokusohen në krijimin e simetrisë në situatat e përgjithshme të jetës dhe pëlqejnë të peshojnë pikëpamjet e kundërta përpara se të marrin një vendim të informuar.
Kjo i bën ato si qenie shumë të evoluara dhe inteligjente.
Peshoret janë patrontët e artit dhe vlerësojnë bukurinë në çdo formë, ndaj dhe personazhe të njohur nga bota e modës shpesh i përkasin kësaj shenje. Ralph Lauren, i cili është themeluesi i markës së tij të modës, si dhe influencerja e njohur dhe biznesmenja Kim Kardashian janë disa prej tyre që kanë këtë shenjë zodiaku.