Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, të planifikuara të luhen në fundin e marsit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka grumbulluar skuadrën dhe dje është mbajtur edhe seanca e parë stërvitore.

Atmosfera në kombëtare është mjaft pozitive. Siç shihet në video, disa nga futbollistët nuk hezitojnë të kërcejnë. “Gjejeni pak kush e kapi Prime-n sot”- shkruan Federata Shqiptare e Futbollit në përshkrimin e videos.