Nga ora 19:00 ka nisur ndeshja Suedi-Shqipëri, një tjetër test miqësor për kuqezinjtë para Euro 2024.
Shqipëria është mposhtur sërish në ndeshjen e dytë miqësore si para përgatitje për kampionatin Europian.
Minuta 62′, Suedia shënon me anë të Nilson pas një krosimi në zonë
Minuta 56’ Asani nga e djathta arrin të godasë me të majtën, topi kalon shumë pranë portës
Minuta 40′: Strakosha shpëton kuqezinjtë, bllokon gjuajtjen e fortë të sulmuesit suedez.
Minuta 21′: Bajrami provon me goditje dënimi por topi përfundon në goditje këndi
Minuta 19′: Shtylla shpëton kuqezinjtë, suedezët me super aksion kapin në befasi mbrojtjen. Në minutën e 11-të, Armando Broja i cili e nisi ndeshjen si titullar pati një shpërthim drejt sulmit por u pengua në zonën e 11 metërshit duke pretenduar penallti. Por gjyqtari vendosi që nuk kishte kontakt të tillë dhe loja vijoi normalisht.
Formacionet zyrtare:
Suedia (4-2-3-1): Olsen; Krafth, Staflelt, Lindelof, Augustinsoon; S. Olsson, Sam. Gustafson; Kulusevski, Forsberg, Isak; Nilsson Trajner: Jon Dahl Tomasson
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Mitaj, Mihaj, Gjimshiti, Balliu; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani; Broja Trajner: Sylvinho.